MASH-i reagon Të Majtës: Pagat në shkolla nga ky muaj janë rritur për shtatë për qind

MASH-i reagon Të Majtës: Pagat në shkolla nga ky muaj janë rritur për shtatë për qind

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i ndaj pohimeve të partisë politike “E Majta” se pagat e drejtorëve janë rritur deri 45 për qind më shumë nga paga themelore e mësimdhënësit në krahasim me rritjen prej shtatë për qind të pagave të punonjësve të arsimit.

Nga MASH, në reagim cekin se pagat e mësimdhënësve dhe drejtorëve në arsimin filor dhe të mesëm nga ky muaj janë rritur për shtatë për qind dhe kjo është, siç thonë, rritja e dytë në mandatin e Qeverisë aktuale, pasi që paraprakiht në tetor të vitit të kaluar u rritën për pesë për qind.

Nga MASH-i përkujtojnë se tashmë është bërë plan për rritje afatgjate të të ardhurave personale të cilat në periudhë prej katër viteve do të rriten së paku për 46 për qind, ndërsa më së shumti deri 60 për qind, varësisht nga shkalla e inflacionit.

Nga E Majta ssot përmes kumtesës vlerësuan se shkollat po luftojnë me mungesë të kuadrit, ndërsa mësimdhënësit po luftojnë për gjysmën e pagës që e meritojnë.

Kërkuan barazim urgjent të pagave për të gjithë të punësuarit në arsim dhe transparencë në arsyetimin e prioriteteve në politikat arsimore.

MARKETING