Marrëveshja për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d do të prezantohet para deputetëve
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se përfaqësuesit qeveritarë dhe anëtarët e Komitetit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d, të përfshirë në këtë projekt të madh infrastrukturor do ta prezantojnë dokumentacionin dhe detajet e Marrëveshjes për ndërtimin e këtyre dy korridoreve, në një procedurë të përshtatshme parlamentare.
Qëllimi është që deputetët të njoftohen me përmbajtjen dhe të gjitha detajet e Marrëveshjes për ndërtim të dy korridoreve, që janë në interesin e tyre.
Prezantimi i Marrëveshjes, do të zbatohet para të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së që posedojnë certifikatë adekuate të sigurisë – thuhet në njoftimin e Qeverisë.