MPB: 117 gjoba në Shkup, 13 vozitës pa patentë shoferi

MPB njofton se dje në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsej 117 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre 7 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë dhe katër të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve.

 

MARKETING