Marokut nuk i del e keqja, njofton FIFA-n për vendimin drastik kundër Senegalit

Marokut nuk i del e keqja, njofton FIFA-n për vendimin drastik kundër Senegalit

Sfida mes Marokut dhe Senegalit dje ishte kryefjalë. Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës pa Senegalin që të braktiste ndeshjen gjatë “extra time”, pasi një penallti e dyshimtë u akordua në favor të Marokut. Ekipi senegalez u kthye dhe portieri e priti penalltinë, ndërsa më pas edhe e fitoi trofeun.

 

Sot, kjo ndeshje vijon të prodhojë reagime të shumta. Vetë Maroku përmes një deklarate zyrtare tregon se do të ndjekë veprime ligjore kundër Senegalit, ndërsa njofton edhe FIFA-n me CAF.

Sipas tyre, sjellja e Senegalit dëmtoi ekipin e Marokut. “Federata njofton që do të ndjekë veprime ligjore ndaj CAF dhe FIFA-s për largimin e përfaqësueses së Senegalit gjatë finales me Marokun. Loja, që filloi pas një penalltie të akorduar(e konfirmuar si korrekte nga ekspertët, ndaloi vijimin normal të lojës dhe ndikoi te performanca e lojtarëve”, shkruhet në deklaratën zyrtare.

MARKETING