Mariçiq për rastin Pendikov: Duhet opinioni ta dijë prapavijën politike të këtij incidenti, por kjo do t’u takojë institucioneve

Mariçiq për rastin Pendikov: Duhet opinioni ta dijë prapavijën politike të këtij incidenti, por kjo do t’u takojë institucioneve

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot pasdite në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend tha se shteti në momentin që ndodhi incidenti me Kristian Pendikovin nga Ohri ka reaguar siç i ngjan një shteti bashkëkohor dhe demokrat, ndërsa institucionet kanë vepruar në mënyrë efikase gjatë periudhës së kaluar.

“Procedura ligjore tashmë është në fazë të avancuar, dy autorët e këtij rasti janë arrestuar, njëri Ilija Spaseski me pasaportë bullgare, të cilit i është konfiskuar pasaporta bullgare, dhe kështu është liruar pas tridhjetë ditësh paraburgim, dje u dorëzua personi B.A. nga Manastiri, aq shumë është publikuar në opinion, aq sa mund të them, i cili gjithashtu është identifikuar si pjesëmarrës në këtë sulm. Një javë më parë PPTH Ohër njoftoi se po kërkon nga Bullgaria që të sigurojë mundësinë për të hetuar Pendikovin në mënyrë që ky rast të zbardhet deri në fund dhe të shohim prapavijën politike të gjithë këtij rasti”, tha Mariçiq.

Sipas tij, “nuk duhet të anashkalohet fakti që Pendikovi ka qenë aktivist i VMRO-DPMNE-së”.

Ne qytetarëve tanë, shtoi ai, duhet t’u përgjigjemi se kush po përpiqet të shkaktojë trazira midis qytetarëve.

“Si Qeveri gjithmonë në mënyrë të ashpër i kemi kundërshtuar të gjitha llojet e provokimeve bullgare edhe më herët edhe tani”, theksoi Mariçiq.

 

MARKETING