Maqedonia në Pragë për ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite

Maqedonia në Pragë për ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është vendosur sot në Pragë të Çekisë për duelin miqësor që do ta luaj ditën e nesërme kundër Arabisë Saudite.

Ekspedita e përfaqësueses së vendit me linjë çarter ka udhëtuar nga Shkupi drejt Pragës, teksa sonte do të ketë edhe një seancë stërvitore para ndeshjes së nesërme. Ekipi i Maqedonisë është i kompletuar, ku më shumë të motivuar për lojë pritet të jenë Elif Elmas dhe Darko Çurlinov të cilët ndërruan ambient në merkaton e klubeve, por minuta pritet të ketë edhe debutuesi Reshat Ramadani.

Ndeshja kontrolluese ndërmjet Maqedonisë dhe Arabisë Saudite do të zhvillohet nesër në Pragë, duke nisur nga ora 17:00, teksa tre ditë më vonë në Shkup, përfaqësuesja e vendit do të përballet me Lihteshtajnin në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026.

MARKETING