Maqedonia ndaj Maltës pa Arijan Ademin!

Maqedonia ndaj Maltës pa Arijan Ademin!

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte do të përballet me Maltën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Ekipi përfaqësues i vendit për ndeshjen e sotme në radhët e veta nuk do të ketë njërin nga futbollistët kryesor, Arijan Ademin.

Mesfushori shqiptar për shkak lëndimit nuk do të mund të ndihmoj bashkëlojtarët sonte ndaj Maltës, me Ademin që ka ndjerë dhimbje në këmbë mbrëmë në stërvitjen zyrtare.

Arijan Ademi pritet të jetë në dispozicion të Maqedonisë për ndeshjen e ardhshme eliminatore.

MARKETING