Maqedonia humb nga Mali i Zi, ndëshkohet nga Jovetic

Maqedonia humb nga Mali i Zi, ndëshkohet nga Jovetic

Me humbje minimale 1:0, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut e ka mbyllur ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia të Turqisë, pasi u mund nga Mali i Zi.

Maqedonia në pjesën e parë ishte shumë më e mirë se kundërshtari, pasi kishte raste më mira për gol, por u ndëshkua në minutën e 45-të nga një gol i Joveticit.

Pjesa e dytë ishte e barabartë në lojë nga të dyja përfaqësueset dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me ndeshjen që u mbyll me fitore të Malit të Zi. Kjo ishte ndeshja e fundit e Maqedonisë për këtë muaj, ndërsa ndeshjet e radhës do ti ketë në program në qershor.

Kujtojmë se Maqedonia barazoi në ndeshjen e parë kontrolluese me Moldavinë, e cila u mbyll me rezultat 1:1.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING