Maqedonia e Veriut sot para duelit vendimtar me Ukrainën

Maqedonia e Veriut sot para duelit vendimtar me Ukrainën

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut, sot në mesditë përballet me Ukrainën, në duelin e vlefshëm për eliminatoret e EURO 2024, njofton SHENJA. Ndonëse djemtë e trajnerit Bllagoja Milevski nuk konsiderohen favorit në këtë përballje, megjithatë ata do të bëjnë të pamundurën për të marrë 3 pikët, pasi përveç triumfit, gjithçka tjetër do të ishte dështim për reprezentuesit e vendit tonë.

Statistikat në ndeshjet e tyre të mëparshme flasin qartë për një dominim të Ukrainës ku në 6 ndeshje të luajtura (zyrtare dhe miqësore), ukrainasit regjistrojnë katër fitore, kundrejt një disfate dhe 1 barazimi.

Sa i takon gjendjen në grup, Anglia kryeson e para me 13 pikë, e ndjekur Italia, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut me nga 7 pikë.

Përballja Ukrainë – Maqedoni e Veriut luhet sonte në stadiumin “Epet Arena” me fillim në orën 15:00. /SHENJA/

MARKETING