Maqedonia e Veriut mposht Kazakistanin në Astana

Maqedonia e Veriut mposht Kazakistanin në Astana

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar një fitore të vlefshme në udhëtim, duke mposhtur Kazakistanin me rezultatin minimal 1:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

MARKETING

Protagonist i takimit ishte Aleksandar Trajkovski, i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 33-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Në vazhdim të ndeshjes, Maqedonia e Veriut menaxhoi me kujdes rezultatin, duke mos i dhënë hapësira kundërshtarit dhe duke siguruar fitoren.

Me këtë sukses, Maqedonia e Veriut ngjitet në krye të grupit me 8 pikë pas katër ndeshjesh, një më shumë se Uellsi, i cili mban vendin e dytë dhe pritet të luajë sonte në orën 20:45 ndaj Belgjikës /SHENJA/

MARKETING