Maqedonia e Veriut mori rreth 2.5 milionë euro nga Plani i rritjes për rezultatet në zvogëlimin e ekonomisë joformale

Maqedonia e Veriut mori rreth 2.5 milionë euro nga Plani i rritjes për rezultatet në zvogëlimin e ekonomisë joformale

Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit për zbatimin e Planit të Rritjes, konfirmoi se Maqedonia e Veriut ka zbatuar plotësisht dhe me sukses masën reformuese 4.1.1 – “Përballja i ekonomisë informale në mbështetje të strategjisë për formalizimin e ekonomisë informale”.

Siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, qëllimi i masës është promovimi i ekonomisë formale duke intensifikuar mbikëqyrjen inspektuese dhe duke zbatuar qasje të bazuar në vlerësimin e rrezikut, me fokus në sektorët më të ndjeshëm ndaj aktiviteteve informale, ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi.

“Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, vendi ka tejkaluar shumë qëllimet e vendosura për rritjen e numrit të inspektimeve dhe rezultateve të mbikëqyrjes në kuadër të kësaj reforme me vlerë të përgjithshme prej afërsisht 2,5 milionë euro, me qëllim forcimin e institucioneve, digjitalizimin e shërbimeve inspektuese dhe forcimin e ekonomisë formale. Inspektorati Shtetërori Punës (ISHP) zbatoi 16.464 inspektime në periudhën korrik 2024 – qershor 2025, që paraqet rritje prej 242% në raport me qëllimin për 20% rritje krahasuar me mesataren e viteve 2020–2023”.

“Janë zbuluar 543 punëtorë të paregjistruar, që është rritje prej mbi 200% krahasuar me vitet e mëparshme. Inspektorati Shtetërori Tregut (ISHT) ka kryer 669 inspektime, që është 40% më shumë se vlera qëllimore, me ç’rast janë lëshuar 222 aktvendime administrative, ndërsa 18 operatorë të paregjistruar ekonomikë të mbyllur për shkak të mosrespektimit të ligjeve. Këto arritje janë rezultat i zbatimit të qasjes së bazuar në rrezik në planifikimin e aktiviteteve inspektuese, me fokus prioritar në sektorët më të prekur nga ekonomia informale – ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi”.

“Të dy institucionet zbatojnë metodologjitë e menaxhimit të rrezikut dhe përdorin aktiv të veglave digjitale për të përmirësuar efektivitetin dhe transparencën e punës së tyre Komisioni Evropian në vlerësimin e tij e thekson se Maqedonia e Veriut ka zbatuar reformën “plotësisht dhe me sukses”, pa financim të dyfishtë dhe me përputhje të plotë me standardet evropiane”, thonë nga ministria.

MARKETING