Maqedonia e Veriut fiton transfertën me Maltën

Maqedonia e Veriut fiton transfertën me Maltën

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka fituar Maltën me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për elimnatoret e Kampionatit Europian 2024.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:0, ku dy golat për Maqedoninë i realizuan fillimisht Elif Elmas që në minutën e 5-të pas një aksioni të bukur me Alioskin dhe Bardhin, përderisa goli i dytë erdhi katër minuta para fundit të pjesës së parë, me Manev që realizoi në portën e Maltës.

Në Fraksionin e dytë nuk kishte ndryshime në rezultat me të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskin që regjistruan edhe disa raste tjera, por pa arritur të finalizojnë për të ngritur epërsinë edhe më shumë. Gjithsesi, Maqedonia del me tre pikë nga Malta dhe tashmë pas kësaj fitore në konto ka 7 pikë të grumbulluar në grupin C eliminator të Europianit.

Ndeshjen e radhës eliminatore, përfaqësuesja e vendit e luan muajin e ardhshëm kundër Ukrainës në transfertë. /SHENJA/

MARKETING