Maqedonia e Veriut është kampione e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, tha Kos për ENR/MIA

Maqedonia e Veriut është kampione e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, tha Kos për ENR/MIA

Maqedonia e Veriut është kampionia jonë kur bëhet fjalë për Planin e Komisionit Evropian për rritje të Ballkanit Perëndimor, i cili po funksionon shumë mirë dhe ajo e para i mori mjetet për parafinancim, theksoi komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos në intervistë për Agjencinë evropiane të lajmeve (ENR) pjesë e së cilës është edhe MIA.

Ajo theksoi se nga shuma totale prej gjashtë miliardë eurosh nga Plani i Rritjes, 715 milionë euro janë parashikuar për vendin, në kuadër të të cilave është edhe parafinancimi prej 52 milionë euro, një pjesë e të cilave janë të paguara drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër kalon përmes Instrumentit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë drejtim, nuk keni nevojë të shqetësoheni për Maqedoninë e Veriut. Ajo është vërtet në rrugën e duhur”, theksoi Kos.

Fatkeqësisht, sipas saj, kjo nuk mund të thuhet për Bosnjen e Hercegovinën, e cila nuk mund të përfshihet as në Planin e Rritjes, sepse ende nuk e ka dorëzuar Agjendën e saj të reformës në KE dhe as nuk e ka emëruar kryenegociatorin e saj.

“E dini, gjërat që janë kaq normale apo të lehta në vendet e tjera, në Bosnje, veçanërisht gjatë krizës aktuale institucionale, janë shumë më të vështira”, shtoi Kos.

 

Таа  потенцира дека лично е ангажирана околу билатералното прашање со Бугарија и дека денеска заминува за Софија на средби со сите бугарски политичари, а потоа ќе контактира и со политичарите

Komisionerja evropiane kujtoi se nga shuma totale e mjeteve nga Plani i Rritjes, një e treta janë grante, kurse dy të tretat janë kredi dhe ato mjete janë të destinuara për zbatimin e reformave të përcaktuara me agjendat reformuese të secilit vend. Shumica e mjeteve janë të destinuara për reformat në sundimin e ligjit, pastaj për zhvillimin e bizneseve, digjitalizimin, transportin, energjinë dhe zhvillimin e aftësive.

Sipas saj, interesante bëhet faza tjetër kur pagesat e ardhshme do të varen nga raportet e marra për reformat e realizuara.

“Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që Bosnja të bie dakord për agjendën e reformave, sepse pagesat e ardhshme do të varen nga ajo që do të dorëzohet. Nëse nuk e realizojnë atë që është rënë dakord brenda një periudhe të caktuar, atëherë do t’u jepet njëfarë mundësie për të zgjatur afatin për të bërë reformat. Por në rastin më të keq, dhe shpresojmë se nuk do të ndodhë, ne nuk kemi mundur ta bëjmë pagesën dhe këto para mund të përdoren nga vendet e tjera,” shtoi Kos.

Ajo kujtoi gjithashtu se Samiti për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor duhej të mbahej muajin e kaluar në Shkup, por u shty për shkak të tragjedisë në Koçan, kështu që tani me shumë gjasa do të organizohet në qershor, për kur Kos edhe paralajmëroi se do të vizitojë vendin.

MARKETING