“Maqedonia e Veriut e Serbia, miqtë po e thellojnë miqësinë”

“Maqedonia e Veriut e Serbia, miqtë po e thellojnë miqësinë”

Kryeministri  Dimitar Kovaçevski sot ndodhet për vizitë zyrtare në Serbi, ku ka realizuar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takimin me presidentin Aleksandër Vuçiq u konfirmua partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.

Në takim u diskutua për iniciativat rajonale, të cilat janë mundësi për perspektiva dhe avancim edhe më të madh të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Qëllimi i Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është zhvillimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë në tregun e vetëm evropian dhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq shkëmbyen mendime për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për dinamikën e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në këtë drejtim u theksuan proceset reformuese në disa fusha kyçe, ngritja e kapaciteteve institucionale si dhe strategjitë zhvillimore të zbatuara nga qeveritë e të dy vendeve”.

“Në takim u shkëmbyen informacione edhe për veprimet e dy vendeve në kuadër të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të situatës ekonomike, demokratike dhe të sigurisë në rajon dhe Evropë. Në takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës publike Aleksandar Baidevski”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së. /SHENJA/

MARKETING