Maqedonia e Veriut dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshje për partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Zhozep Borrell sot në Brukseë nëshkruan marrëveshje për partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Marrëveshja për partneritet ndërmjet vendit dhe BE-së do të kontribuojë në forcimin e qëndrueshmërisë dhe do të mundësojë përballje të përbashkët me sfidat e sigurisë, si kërcënimet hibride, forcimi i sigurisë kibernetike, lufta kundër terrorizmit dhe aspektet e jashtme të menaxhimit të integruar të kufijve, zbatimi i misioneve dhe operacioneve dhe bashkëpunim më efektiv në fusha të tjera të sferës së sigurisë dhe mbrojtjes. Partneriteti paraqet gjithashtu një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit praktik ndërmjet vendit dhe Bashkimit Evropian.
“Partneriteti krijon një platformë për dialog dhe bashkëpunim të zgjeruar për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, gjë që reflekton vendosmërinë e të dyja palëve për të punuar së bashku për t’u përballur me sfidat e përbashkëta të sigurisë në një mjedis global gjithnjë e më kompleks”, kumtoi Shërbimi evropian për punë të jashtme.
Në kumtesën theksohet se lufta aktuale e paprovokuar dhe e pajustifikuar e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës e thekson rëndësinë kritike të unitetit dhe bashkëpunimin e ngushtë të BE-së edhe me partnerët e saj më të afërt.
“Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një partner i rëndësishëm dhe i respektuar i BE-së në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Si e tillë, ajo është gjithashtu një vend i tretë pjesëmarrës aktiv në politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së”, shtohet në kumtesën.
Sipas EEAS, nënshkrimi i Marrëveshjes për partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes do të jetë në favor të qytetarëve edhe të BE-së edhe të vendit përmes promovimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë.
“Fushat për bashkëpunim në kuadër të Partneritetit për siguri dhe mbrojtje do të rishikohen rregullisht për të monitoruar përpatimin dhe për të siguruar se Partneriteti do të mbetet i fuqishëm dhe më së mirë përballet me sfidat që krijohen”, thekson EEAS.
Në kumtesën rikujtohet edhe vendimi i BE-së nga shtatori i vtiti 2024 për sigurimin e mbështetjes prej 13 milionë euro në kuadër të Fondit evropian paqësor për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila vlerësohet si një pike kthyese e rëndësishme në bashkëpunimin e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes.
Kjo, së bashku me vendimin e Unionit nga marsi i vitit 2023 për përforcimin e kapaciteteve të forcave të armatosura të vendit përmes përmirësimit të pajisjeve të batalionit të saj të lehtë të këmbësorisë, sipas EEAS, pasqyrojnë mirënjohjen e BE-së për harmonizimin e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Unionit, që është zgjidhja e saj shumë e qartë strategjike për të ardhmen në bllokun.
“BE dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për të thelluar bashkëpunimin në zgjidhjen e çështjeve urgjente që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen dhe për të hulumtuar rrugë të reja për veprim të përbashkët. Ky partneritet paraqet një hap të rëndësishëm përpara në angazhimin e tyre të përbashkët për një Evropë më të sigurt dhe më rezistente”, theksohet në kumtesën.
Para nënshkrimit të Marrëveshjes, në konferencën për shtyp, pas përfundimit të Këshillit për punë të jashtme, Borrell theksoi se ky dokument është dëshmi se BE-ja është më shumë se një union ekonomik, por edhe se është një union politik me përgjegjësitë në të gjitha pjesët e jetës politike, përfshirë edhe sigurinë edhe mbrojtjen.
“Pa siguri nuk është e mundur të bëhet asgjë. Prandaj të punojmë shumë për të siguruar se evropianët do të gëzojnë sigurinë. Kjo është një situatë shumë e rrallë në botë sot, sepse jetojmë në një botë shumë më të pasigurt se pesë vjet më parë”, theksoi Borrell.
Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që krijon një partneritet të tillë me BE-në. Në periudhën e ardhshme, BE-ja pritet të nënshkruajë një marrëveshje të tillë edhe me Shqipërinë, pasi më parë marrëveshje të ngjashme ka lidhur edhe me Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë, Norvegjinë dhe Molldavinë, si instrumente që konfirmojnë shtesë përkushtimin e Unionit për përforcimin e arkitekturës evropiane të sigurisë.