Maqedonia e Veriut deklasohet nga Uellsi, shpresat për Botëror zhvendosen te Liga e Kombeve
Uellsi ka surprizuar Maqedoninë e Veriut, duke u shfaqur si një kundërshtar shumë më i fortë nga sa pritej dhe duke e mundur me rezultatin e thellë 7:1, raporton SHENJA. Pjesa e parë ishte dinamike dhe atraktive, duke prodhuar katër gola. Për Uellsin shënuan Villson Bruks dhe Xhonson, ndërsa i vetmi gol për Maqedoninë e Veriut u realizua nga Miovski.
Në pjesën e dytë, trajneri Milevski tentoi të rikthejë ritmin me disa zëvendësime, por këto ndryshime nuk sollën rezultat. Përkundër epërsisë prej dy golash, Uellsi vazhdoi dominimin dhe shënoi edhe katër herë të tjera me anë të Xhejms, dy herë Villson dhe Brodhed.
Me këtë humbje të rëndë, Maqedonia e Veriut humb mundësinë për të siguruar një vend në plej-ofin e kualifikimeve për Botërorin 2026 dhe tashmë do të synojë ta realizojë këtë objektiv përmes Ligës së Kombeve. /SHENJA/

