Maqedoni, numri i rasteve me tuberkuloz në rënie të vazhdueshme

Maqedoni, numri i rasteve me tuberkuloz në rënie të vazhdueshme

Numri i rasteve me tuberkuloz në vendin tonë është në rënie të vazhdueshme, por sëmundja është ende prezente. Këtë e kanë konfirmuar për MIA nga Spitali i Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët “Kozle” dhe Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive dhe Tuberkulozit.

Drejtori i Spitalit të Sëmundjeve të Mushkërive tek Fëmijët “Kozle”, doktor Besnik Zeqiri, thotë se në Institut mesatarisht çdo vit kanë nga 10 deri në 12 fëmijë.

“Për shkak të pandemisë së Kovid-it, këto shifra ishin më të ulëta në dy vitet e fundit, nga pesë deri në tetë fëmijë për çdo vit. Këtë vit për dy muaj kemi diagnostikuar 11 raste me tuberkuloz dhe rreth 20 me infeksion latent të tuberkulozit”, tha për MIA, drejtori i Spitalit, Zeqiri.

MARKETING