Maqedoni: Do t’ju konfiskohet automjeti nëse vozisni në gjendje të dehur ose pa leje dhe do t’i dhurohet institucioneve

Nuk do të ketë rritje të shumës së gjobave për shkelje të rregullave të trafikut, por atyre që drejtojnë automjete në mënyrë të pakujdesshme, nën ndikimin e alkoolit, pa patentë shoferi, me shpejtësi të tepërt do t’u konfiskohen automjetet dhe do t’u dhurohen institucioneve, njoftoi sot ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, raporton SHENJA.
“Me ligjin e ri për sigurinë dhe ligjin e ri për kundërvajtjet, gjoba, e cila aktualisht është e përcaktuar në një shumë të caktuar, nuk do të rritet. Megjithatë, për ata që drejtojnë automjete në mënyrë të pakujdesshme, që vozisin patentë shoferi, që drejtojnë automjete në gjendje të dehur me shpejtësi që tejkalon 200 km/orë, do të vazhdojmë të kemi konfiskim të përhershëm të automjeteve. Ajo që nuk ka qenë rasti deri më tani dhe me ndryshimet në Kodin Penal, në të ardhmen, përveç pagesës së gjobës, do të shqiptohet edhe një dënim përkatës, qoftë dënim me kusht apo burgim”, tha Ministri Toshkovski.
Ata që drejtojnë automjete në mënyrë të pakujdesshme nuk do të “shpëtohen” më duke paguar vetëm një gjobë, ata do të vuajnë edhe dënimin në burg dhe automjetet e tyre do të konfiskohen.
“Automjeti me të cilin kryhen vepra të tilla, nga të cilat për fat të keq humbasim më të rinjtë tanë si në rrugë, në qytete dhe në autostrada, do të konfiskohet”, tha Toshkovski.
Ai tha se ka dezinformata në publik rreth kësaj çështjeje dhe njoftoi dënime të rrepta vetëm për ata që drejtojnë automjetin në mënyrë të pakujdesshme.
“Një person pa patentë nuk duhet të lejohet të hyjë në trafik, një person që është nën ndikimin e drogës dhe alkoolit nuk duhet të lejohet të jetë pjesë e trafikut dhe ne do t’ua marrim automjetet dhe do t’ua dhurojmë institucioneve që do t’i vënë në funksion për të gjithë qytetarët”, tha Toshkovski.