Maqedonasit, shqiptarët, turqit konsumojnë më pak mish në rajon
Maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe banorët e Moldavisë konsumojnë më pak mish. Harta e konsumit të mishit sipas vendeve në Evropë, të publikuar nga “Landgeist” tregon se çdo vit, këto vende konsumojnë 39 kilogramë mish secila.
Konsumin më të madh të mishit në rajon e ka Kroacia me 80 kilogramë për banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 78 dhe Sllovenia me 70 kilogramë mish për banor.
Mesatarisht, serbët hanë 56 kilogramë mish në vit, ndërsa qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës 43 kilogramë.
Spanja është në vendin e parë në Evropë me 99 kilogramë mish për banor. Portugalia është e dyta me 95 kilogramë dhe Islanda në vendin e tretë me 91 kilogramë mish për banor. Të dhënat e Landgeist për konsumin jo të mishit përjashtojnë peshkun dhe ushqimet e detit. /SHENJA/