Mane flet për herë të parë publikisht për grushtin ndaj Sanes

Mane flet për herë të parë publikisht për grushtin ndaj Sanes

Futbollisti Sadio Mane, është deklaruar për herë të parë publikisht për rrahjen që i ndodhi me Leroy Sanen, pas një ndeshjeje në Ligën e Kampionëve.

Mane është shprehur se është gjë që mund të ndodhë dhe se është mirë që kanë arritur ta zgjidhnin.
“Kjo gjë mund të ndodhë. Ndodhi dhe ne arritëm ta zgjidhnim. Është mirë të zgjidhim problemet, por jo në këtë mënyrë. Është në të kaluarën. Ne do të përpiqemi të luftojmë së bashku për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat në sezonin e ardhshëm. Tani jam me pushime me familjen. Ka qenë një sezon shumë i vështirë, siç ndodh, nuk ishte befasi, prisja që gjërat të ishin paksa të komplikuara. Është normale. I dua sfidat dhe Bayerni është një sfidë e madhe. Më takon mua të bëj gjithçka për ta përballuar atë”, ka rrëfyer Mane në televizionin e vendit të tij 2sTV .

Mane pavarësisht se kishte kërkuar falje për veprimin e tij, ishte suspenduar nga klubi për një ndeshje dhe ishte dënuar me një shumë prej 500 mijë eurove.
Mané foli edhe për të ardhmen e tij në Gjermani dhe përjashtoi një largim në këtë merkato: “Deshtë Zoti, nëse gjithçka shkon mirë, do të kthehem te Bayerni”.
Senegalezi kaloi te Bayerni në verën e vitit të kaluar për 32 milionë euro, por që nuk i ka përmbushur pritshmërit që kishte klubi bavarez për të.

Ai realizoi 12 gola dhe asistoi gjashtë të tjerë në 38 ndeshje.

MARKETING