Manchester United ‘provokon’ Milanin me një ofertë të majme për Leaon

Manchester United ‘provokon’ Milanin me një ofertë të majme për Leaon

Manchester United është tejet i interesuar në transferimin e Rafael Leaos nga Milani.

Djajtë e Kuq janë në dijeni se një operacion i tillë do të jetë i vështirë në janar, por që planifikojnë për verën e vitit 2024.

Sipas asaj që raporton Daily Star Sport, Manchester United po planifikon një ofertë të majme për Leaon, afro 100 milionë euro.

Milani do të rezistojë në mbajtjen e 24-vjeçarit, ndërsa kjo shumë është larg asaj që kërkojnë për portugezin.

Rossonerët janë në dijeni se edhe Chelsea e Real Madridi e monitrojnë lojtarin, ndërsa ata mund të pranonin vetëm 150 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Leao është duke hasur në vështirësi në këtë sezon, pak muaj pasi rinovoi kontratën me Milanin.

Portugezi është në një marrëveshje prej 7 milionë euro në vit në San Siro plus bonuse, kështu që Milani do të investojë 45 milionë euro deri në vitin 2028 te 24-vjeçari, me kusht që të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Leao ka shënuar tre gola në 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe hera e fundit që ai gjeti rrjetën ishte 40 ditë më parë, në fitoren 1-0 ndaj Hellas Verona.

MARKETING