Manchester United e do mesfushorin e Liverpoolit në skuadër edhe pse transferimi mbetet i vështirë

Manchester United e do mesfushorin e Liverpoolit në skuadër edhe pse transferimi mbetet i vështirë

Manchester United po shqyrton mundësinë e një transferimi surprizë për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister, raportojnë mediat angleze.

Mac Allister ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2028, por forma e tij këtë sezon nuk ka qenë në nivelin e pritshëm, në një edicion të vështirë për skuadrën nga “Anfield”.

Sipas spekulimeve, 27-vjeçari mund të shqyrtojë mundësinë e largimit gjatë afatit kalimtar veror.

Manchester United po monitoron edhe alternativa të tjera për mesfushën, si Adam Wharton, Carlos Baleba dhe Elliot Anderson, por transferimi i një lojtari të kalibrit të Mac Allister nga një rival i madh do të ishte një operacion jashtëzakonisht i vështirë.

Një faktor kyç në këtë lëvizje mbetet kualifikimi i Man United në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi kjo do të ndikonte ndjeshëm në mundësinë për ta bindur argjentinasin.

Megjithatë, bashkëpronari Jim Ratcliffe thuhet se dëshiron t’i mbajë të hapura të gjitha opsionet dhe është i gatshëm të veprojë nëse mesfushori bëhet i disponueshëm në treg.

MARKETING