Man City dhe Reijnders arrijnë marrëveshje për kushtet personale, por ja çfarë po e bllokon transferimin

Man City dhe Reijnders arrijnë marrëveshje për kushtet personale, por ja çfarë po e bllokon transferimin

Raportimet e së shtunës bëjnë me dije se ekziston një marrëveshje në parim mes mesfushorit të Milanit, Tijjani Reijnders, dhe klubit anglez Manchester City, ndërsa ‘Rossonerët’ mbeten të palëkundur në kërkesën e tyre prej 75 milionë eurosh për kartonin e lojtarit.

Reijnders, i cili ka qëndruar në ‘San Siro’ gjatë dy sezoneve të fundit, është lidhur fort me një transferim larg Serie A për t’iu bashkuar Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportimet e mëparshme gjatë javës treguan se Milan kishte refuzuar një ofertë fillestare nga ‘Qytetarët’, me vlerë rreth 60 milionë euro në total, e përbërë nga 55 milionë euro plus deri në 5 milionë euro bonuse.

Megjithatë, ‘Rossonerët’ janë të vendosur që të marrin një shumë prej 75 milionë eurosh për mesfushorin holandez, i cili këtë sezon në të gjitha garat ka kontribuar me 15 gola dhe pesë asistime nga mesfusha.

Ndërkohë që negociatat mes Manchester City dhe Milan vazhdojnë, raportimet e së shtunës theksojnë se tani ekziston një marrëveshje në parim për kushtet personale mes klubit anglez dhe mesfushorit.

Sipas raportimeve nga Calciomercato.com, City është i gatshëm t’i ofrojë Reijnders një kontratë afatgjatë me vlerë rreth 7 milionë euro pagë në sezon, që është gati dyfish i asaj që fiton aktualisht në ‘San Siro’.

Reijnders thuhet se ka fituar rreth 1.7 milionë euro në sezon në kontratën e tij të parë me Milan, pas transferimit nga AZ Alkmaar për një shumë prej 20.5 milionë eurosh në vitin 2023.

Më pas, në mars ai ka nënshkruar një kontratë të re që e ka rritur pagën e tij në 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

 

MARKETING