Mali i Zi, thyhet rekord në garën në shtrirje, 12 garues qëndrojnë të shtrirë mbi 120 orë

Mali i Zi, thyhet rekord në garën në shtrirje, 12 garues qëndrojnë të shtrirë mbi 120 orë

Gara në shtrirje, e cila po mbahet në etno-fshatin Brezna të Malit të Zi që ndodhet midis Nikshiçit dhe Pluzhine, sot në mëngjes theu rekord, raporton Anadolu.

Organizatori i garës dhe pronari i etno-fshatit Brezna, Miço Blagojeviç, tha për Anadolu se gjithsej 12 garues qëndrojnë të shtrirë më shumë se 120 orë, duke thyer rekordin e deritashëm të fitueses së garës në vitin 2021, Dubravka Aleksiç nga Podgorica, e cila qëndroi e shtrirë për 117 orë.

Gara filloi të premten në mëngjes ku morën pjesë 21 garues. Në ndërkohë nëntë garues u dorëzuan, kurse 12 të tjerë vazhdojnë betejën për shpërblimin prej 1.000 euro

Sipas rregullave, garuesve nuk u lejohet të çohen, por mund të flenë, të lexojnë libra, të hanë dhe të pinë. Çdo tetë orë garuesit lejohet të shkojnë në tualet.

Kjo është një garë që e bën Malin e Zi unik në Evropë dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se janë dembelë.

MARKETING