Mali i Zi dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Mali i Zi dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Në Podgoricë të Malit të Zi u nënshkrua marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Pala shqiptare përmes kësaj marrëveshje do të sigurojë përfitimin e disa shërbimeve, si pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit etj.

Mbrojtja, gjithashtu siguron dhe mbulon periudhat e pagesës së kontributeve ose periudhave të barasvlershme, të njohura nga ligjet e secilit prej dy shteteve.

Janë rreth 2500 shtetas shqiptarë, kryesisht sezonalë, të cilët punojnë në vendin fqinj dhe që parashikohet të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila pasi të kalojë të gjitha proceset teknike, do të kërkojë edhe ratifikimin nga parlamentet respektivë për të hyrë në fuqi, njofton ATSH.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore po intensifikon punën për të rritur numrin e marrëveshjeve dypalëshe, që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

 

MARKETING