Malajzi, 112 të plagosur nga zjarri në tubacionin e gazit natyror

Në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, shpërtheu një zjarr në një rrjedhje të tubacionit të gazit natyror ku si pasojë u plagosën 112 persona ndërsa 47 shtëpi u dëmtuan, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të gazetës “Malay Mail”, një rrjedhje gazi shkaktoi zjarr në një tubacion në zonën Putra Heights të kryeqytetit.
Zëvendës Komisioneri i Policisë së Shtetit Selangor, Mohd Zaini Abu Hassan deklaroi se për shkak të zjarrit u plagosën 112 persona.
Ai theksoi se 47 shtëpi u dëmtuan nga zjarri.
Mediat lokale njoftuan se flakët, të cilat shpërthyen në tubacion për shkak të rrjedhjes së gazit në orët e para të mëngjesit, arritën deri në 500 metra lartësi dhe ishin të dukshme nga disa kilometra larg.
Mësohet se ekipet e zjarrfikësve kanë vazhduar ndërhyrjen në vendngjarje.