Makron i shkruan letër Pendarovskit: Mund të llogarisni në mbështetjen time në rrugën drejt BE-së

Makron i shkruan letër Pendarovskit: Mund të llogarisni në mbështetjen time në rrugën drejt BE-së

Presidenti francez Emmanuel Macron i dërgoi një letër kreut të shtetit të RMV-së, Stevo Pendarovski, në të cilën shpreh përgëzime dhe mbështetje për progresin e bërë në rrugën e integrimeve evropiane në vitin e kaluar.
Macron e uron Pendarovskin edhe për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësimin e vendit në BE, duke theksuar se me marrëveshjen e arritur me Bullgarinë, identiteti maqedonas respektohet plotësisht, siç dëshmohet nga marrëveshja e Frontex.

Në letër, Macron kujton praninë e Francës në të gjitha momentet kyçe të historisë së Maqedonisë nga periudha e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve e deri më sot.

“Faleminderit për letrën tuaj pas takimit tonë në Londër. Shfrytëzoj rastin t’ju dërgoj urimet më të sinqerta për ju dhe vendin tuaj dhe t’i uroj Maqedonisë një vit të harmonisë dhe përparimit të mëtejshëm në rrugën e saj evropiane. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona tridhjetë vjet më parë, Franca ka qenë gjithmonë e pranishme në momentet kyçe të historisë suaj: nëpërmjet Robert Badenter, i cili mori pjesë në hartimin e Kushtetutës suaj, me punën e diplomatëve dhe ushtarëve francezë që ndihmuan në parandalimin për shpërthimn e luftës civile në fillim të viteve 2000 dhe ndihma në përfundimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe së fundi në zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me Bullgarinë”.

“Ju përgëzoj për progresin e arritur në vitin e kaluar. Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësim më 19 korrik ishte një hap i madh për Maqedoninë. E mirëpres edhe nënshkrimin më 26 tetor të marrëveshjes së Frontex me Bashkimin Evropian, e cila e njeh gjuhën maqedonase, e përmendur pa vërejtje, që tregon se propozimi i arritur respekton plotësisht karakterin unitar të identitetit maqedonas. Ju mund të konsideroni mbështetjen time të plotë dhe të vazhdueshme gjatë negociatave të anëtarësimit. Do të jem i lumtur të vij në Maqedoni së shpejti, sapo ta lejojë agjenda, në një datë që bashkërisht do ta përcaktojmë si të përshtatshme në agjendën politike”, shkruan presidenti francez në një letër drejtuar Pendarovskit.

MARKETING