Makina sht’yp një grup këmbësorësh në Kinë, 35 të vde’kur

Makina sht’yp një grup këmbësorësh në Kinë, 35 të vde’kur

MARKETING

Të paktën 35 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një person shtypi me makinën e tij një grup këmbësorësh në provincën Guangdong të Kinës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Në deklaratën e njësisë lokale të policisë thuhet se aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në një kompleks sportiv në lagjen qendrore të Xiangzhout.

Personi që drejtoi mjetin e tij tip SUV mbi njerëzit që ecnin jashtë, shkaktoi vdekjen e 35 personave dhe plagosjen e 43 të tjerëve.

Drejtuesi mashkull 68-vjeçar që u kap, emri i të cilit u raportua se ishte Fan Mou, është raportuar se i dyshuari në deklaratën e tij të parë ka thënë se është divorcuar nga gruaja e tij dhe se sulmin e ka kryer për shkak të pakënaqësisë me kushtet e divorcit dhe ndarjes së pasurisë.

Përderisa të plagosurit po trajtohen në spitalet e rajonit, hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Ngjarja ndodhi para shfaqjes ajrore Zhuhai (Airshow China), që fillon sot në qytet.

MARKETING