Makedonija Gjorçe Petrovi nis xhiron e 9-të me fitore bindëse ndaj Arsimit

Makedonija Gjorçe Petrovi ka shënuar fitore bindëse prej 4:1 ndaj Arsimit të Çegranit, në ndeshjen hapëse të xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor. Vendasit dominuan plotësisht takimin nga fillimi e deri në fund, duke mos lënë asnjë dilemë për epilogun e sfidës. Golat për skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrovit u realizuan nga Stoilov, Tallakov, Gerero dhe Markoski, ndërsa goli i vetëm për Arsimin u shënua nga Shefiti, që shërbeu vetëm për statistikë. Xhiroja e 9-të vazhdon gjatë fundjavës me përballje interesante. Të shtunën do të luhen ndeshjet: Shkupi – Rabotniçki dhe Brera – Bashkimi, ndërsa të dielën në program janë sfidat: Sileksi – Tikveshi dhe Vardari – Struga. Java e 9-të do të mbyllet të hënën me ndeshjen në Manastir mes Pelisterit dhe Shkëndijës, që pritet të zgjojë interes të madh. /SHENJA/