Mak GJP. mposht dhe thellon krizën e Brera Strumicës

Mak GJP. mposht dhe thellon krizën e Brera Strumicës

Makedonija Gjorçe Petrovi ka mundur 1:0 Brera Strumicën, në ndeshjen hapëse të xhiros së 9-të në elitën e futbollit vendor. Goli i cili vulosi fatin e takimit dhe i dhuroi vendasve 3 pikët u shënuan në fund të pjesës së parë nga Jovan Popzllatanov.

Ndërkaq xhiroja e 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të kompletohet nesër me 5 ndeshje tjera. Në Çair do të ketë derbi, aty ku Shkupi do të pret kampionët në fuqi, Struga Trim Lumin, ndërsa përballje shqiptare do të kemi edhe ndërmjet Gostivarit dhe Shkëndijës. Voska Sport në këtë xhiro do të luaj në transfertë kundër Sileksit në Kratovë.

Në dy ndeshjet tjera do të takohen Bregallnica – Vardari dhe Rabotniçki – Tikveshi. Të gjitha sfidat zhvillohen nga ora 14:00. /SHENJA/

MARKETING