Magjia e Vinicius dhe goli i Mbappé, Reali fiton ndaj Villarrealit

Magjia e Vinicius dhe goli i Mbappé, Reali fiton ndaj Villarrealit

Real Madridi është kthyer te fitoret në La Liga, për të triumfuar ndaj Villarrealit.

“Los Blancos” zhvilluan paraqitje mahnitëse për të fituar me rezultat 3-1, sfidë ku shkëlqeu Vinicius Junior.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra nga skuadrat nuk i finalizuan aksionet. Reali ishte më kërkues, derisa edhe Villarreal zhvilloi një kundëraksion të rrezikshëm.

Ishte Vinicius Jr që e zhbllokoi rezultatin me një gol nga distanca, i cili u devijua nga mbrojtësi dhe përfundoi brenda rrjetës (47’).

Braziliani pastaj fitoi penallti dhe e finalizoi për mrekulli për ta dyfishuar epërsinë (69’).

Vetëm katër minuta më vonë, Villarreal u kundërpërgjigj përmes Mikautadze që shënoi gol fantastik (73’).

Mirëpo, një bashkëpunim i shkëlqyer mes Brahim Diaz e Kylian Mbappe, me këtë të fundit që e dërgoi topin në rrjetë e vulosi fitoren e madrilenëve (81’).

Real Madridi kësisoj rimerr kreun me 21 pikë ndërsa Villarreal qëndron në pozitën e tretë me 16 pikë.

MARKETING