Magjia e Championsit rikthehet sonte: Juventusi hap mbrëmjen, Benfic-Real ndez Europën
Rikthehen mbrëmjet magjike të UEFA Champions League, me katër përballje të forta në fazën play-off që premtojnë emocione dhe spektakël.
Pritja merr fund dhe sytë e tifozëve do të jenë të përqendruar te duelet e mbrëmjes.
I pari që zbret në fushë është Juventusi, që në orën 18:45 luan në transfertë ndaj Galatasaray, në një sfidë delikate për bardhezinjtë.
Supersfida e mbrëmjes është pa diskutim përballja mes Benfica dhe Real Madrid.
Kjo ndeshje vjen pas takimit të fundit dramatik mes tyre, ku portugezët përfituan nga një gol i portierit ukrainas Andriy Lunin dhe siguruan një kualifikim të bujshëm.
Një tjetër duel shumë interesant është ai francez mes Monaco dhe Paris Saint-Germain, që pritet të ofrojë ritëm të lartë dhe rivalitet.
Në orën 21:00 zhvillohet edhe përballja mes Borussia Dortmund dhe Atalanta.
Në fushë do të zbresë edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili do të përballet me një sulm shumë të rrezikshëm verdhezi.

