Madridi pa telashe, realizon Arda Guler

Madridi pa telashe, realizon Arda Guler

Real Madridi nuk ka hasur në telashe për ta fituar ndeshjen e së dielës mbrëma ndaj Celta Vigos dhe për të vazhduar serinë pa humbje në kampionat. Madrilenët e fituan 4:0 ndeshjen e xhiros së 28-të të La Ligas.

Vinicius Junior shënoi për 1:0 në minutën e 21-të. Në pjesën e dytë, lojtarët e Celtas i realizuan dy autogola. Fillimisht në portën e tij topin e dërgoi Vicente Guaita në minutën e 79-të e më pas edhe Carlos Dominguez në minutën e 88-të.

Fare në fund, në minutën e 94-t, gol të bukur realizoi talenti turk, Arda Guler. Ai ka pasur telashe të shumta me lëndime, por dëshmoi talentin për pak minutat e kaluar në fushë. U aktivizua në minutën e 89-të në vend të Viniciusit.
Real Madridi udhëheq në tabelë me 69 pikë, shtatë më shumë se Girona dhe tetë më shumë se Barcelona.

Celta Vigo mban pozitën e 17-të me 24 pikë.

MARKETING