Macron paralajmëron nga Kina: Kushdo që mbështet Rusinë në luftën kundër Ukrainës është bashkëpunëtor!

Macron paralajmëron nga Kina: Kushdo që mbështet Rusinë në luftën kundër Ukrainës është bashkëpunëtor!

Presidenti francez Emmanuel Macron në vizitën e tij zhvilluar në Kinë, deklaroi se Kina mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftën në Ukrainë, kjo sipas tij për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ka me Rusinë.
Gjithashtu ai ka thënë se kushdo që del në krah të Rusisë në luftën në Ukrainë është bashkëpunëtor.

Ne kemi vendosur që në fillim të konfliktit të ndihmojmë viktimën dhe gjithashtu e kemi bërë shumë të qartë se kushdo që ndihmon agresorin do të ishte bashkëpunëtor në shkeljen e ligjit ndërkombëtar.

Ai shtoi se nuk ishte në interesin e Kinës që t’i siguronte armë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Interesi i Kinës nuk është të ketë një luftë të qëndrueshme.

MARKETING