(VIDEO) M-NAV akuzon kryetarin e sindikatës për keqpërdorim të detyrës

(VIDEO) M-NAV akuzon kryetarin e sindikatës për keqpërdorim të detyrës

MARKETING

Kompania shtetërore përgjegjëse për kontrollin ajror  M-NAV ka bërë kallëzim penal kundër kryetarit të Sindikatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut Ajror, Aleksandar Tasevski. Sipas përfaqësuesit ligjor të M-NAV Goran Nikollovskit, kryetari i Sindikatës Tasevski ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar, gjegjësisht se ai ka përdorur 5 ditë pune, të cilat i ka paraqitur se do t’i shfrytëzonte për punë sindikale e të njejtat akuzon ai, i ka shfrytëzuar për udhëtim personal me të dashurën e tij. Dëmi thuhet të jetë rreth 70 000 denarë. E argument të vetëm për këtë e kanë pohimin e një gazetari i cili u ka thënë se i ka parë çiftin në Qipro.

MARKETING

Sample Image

Goran Nikollovski, përfaqësues ligjor i M-Nav

“Zotriu për të realizuar qëllime personale e ka keqpërdorur pozitën e  tij si kryetar të Sindikatës dhe ka dhënë njoftim dhe kërkesë për përdorim të ditëve të punës, me paralajmërim se do të shfrytëzoj ditë për punë sindikale dhe mbledhje sindikale. Kurse zotria ka shkuar për vizitë private në Qipro me të dashurën e tij”.

Ndërkohë, avokati Nikollovski gjithashtu njoftoi se Gjykata Civile sërisht e ka ndaluar grevën e paralajëmruar nga Sindikata, me arsyen se Sindikata nuk ka legjitimitet ligjor për të organizuar grevë.

Goran Nikollovski, përfaqësues ligjor i M-Nav

“Përsëri nga ana e Gjykatës Themelore Civile Shkup, greva e cila ishte paralajmëruar nga Sindikata është ndaluar, si e paligjshme. Greva është ndaluar për tre arsye, e para kërkesa për grevë nuk përbën asnjë kërkesë sindikale, nuk është realizuar procedura e obligueshme për ngrirjene  grevës dhe sindikata nuk ka legjitimitet ligjor që në mënyrë të pavarur të organizoj dhe realizoj grevë”.

Sindikata pati paralajëmruar grevë edhe në muajin tetor të vitit që lamë pas, por atë pati ndaluar Gjykata Themelore Civile për të njejtën arsye. Pasi lënda shkoi në shkallën e dytë, Apelli e riktheu lëndën prej fillimi.

Emine Ismaili Luzha/SHENJA/

 

MARKETING