Lutkov: Si pasojë e pakujdesisë së qeverisë paraprake, Ohri kërcënohet të vendoset në listën e pasurive kulturore në rrezik të UNESKO-s

Lutkov: Si pasojë e pakujdesisë së qeverisë paraprake, Ohri kërcënohet të vendoset në listën e pasurive kulturore në rrezik të UNESKO-s

Qeveria në seancën e sotme e ka shqyrtuar informacionin dhe i ka ngarkuar të gjithë anëtarët e institucioneve që aktualisht marrin pjesë në Komitetin e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, përmes një qasje të koordinuar, që së bashku të paraqesin një amendament me qëllim tërheqjen e Projektvendimit të Komitetit që propozon që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e thesareve natyrore dhe kulturore botërore në rrezik.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, në konferencën e sotme për shtyp, duke njoftuar vendimin e qeverisë, theksoi se “publiku duhet ta dijë të vërtetën se ky vendim është pasojë e drejtpërdrejtë e viteve të neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe kolapsit institucional” të cilat, siç thotë ai, i la qeveria e mëparshme në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2024.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në një projekt-dokument të miratuar në kuadër të Sesionit të 47-të të këtij viti të mbajtur në Paris, kërkon që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rrezik.

 

MARKETING