Luma: Sekretari i VMRO-së në Kongres, sinjal për bashkëpunim me BDI

Luma: Sekretari i VMRO-së në Kongres, sinjal për bashkëpunim me BDI

Analisti politik Ilir Luma e ka vlerësuar prezencën e sekretarit të VMRO-DPMNE-së në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim  si një sinjal dhe derë të hapur për bashkëpunim të mundshëm ndërmjet dy partive në të ardhmen, raporton SHENJA.

Sipas Lumës, pjesëmarrja e përfaqësuesit të lartë të VMRO-DPMNE-së ka ngritur dyshime në opinionin publik se kjo parti mund të ketë pasur njohuri paraprake për rezolutat dhe konkluzionet që do të miratoheshin në Kongresin e BDI-së.

“Kur pashë se kush ishte i pranishëm në Kongres, më shkoi ndër mend se qytetarët mund të dyshojnë se VMRO ka pasur njohuri paraprake për përmbajtjen e rezolutave. Prania e tyre atje mund të interpretohet si përshëndetje e këtyre rezolutave dhe si shenjë e një funksionimi të ardhshëm demokratik mes dy partive”, deklaroi Luma.

Ai shtoi se, me miratimin e këtyre rezolutave dhe me pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së në Kongres, disa çështje kritike që më herët paralajmëroheshin nga kjo parti pritet të eliminohen, duke hapur rrugë për një afrim politik mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

MARKETING