Lulzim Aliu jep dorëheqje nga posti i Zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës
Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Sot e përmbyll një kapitull të punës sime në detyrën e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me atë që i dorëzova Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, z. Hristijan Mickoski dorëheqjen nga detyra e
Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Aliut.

