Luis Enrique, pas fitores ndaj Tottenham-it: Bravo Tottenhami, por ne mund të fitojmë gjithçka

Luis Enrique, pas fitores ndaj Tottenham-it: Bravo Tottenhami, por ne mund të fitojmë gjithçka

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u shpreh optimist pas fitores së skuadrës së tij ndaj Tottenham-it me penallti, pas një përmbysjeje dramatike në ndeshjen e zhvilluar në Udine.

“Ne mund të fitojmë të gjithë titujt dhe të përsëritim sezonin e kaluar,” tha tekniku spanjoll, duke vlerësuar edhe kundërshtarin: “Tottenham-i luajti një ndeshje të madhe, ishte më i fortë se ne. Nuk e di nëse rezultati është i drejtë, por futbolli është i tillë. Duhet ende të përmirësohemi. Kemi treguar aftësinë për të luftuar deri në fund, por gjithsesi ka vend për rritje.”
Luis Enrique foli edhe për paraqitjen e portierit Lucas Chevalier: “Është i pabesueshëm, jam shumë i lumtur për të.”

MARKETING