Lufta në Lindjen e Mesme, Jasir Asani largohet nga Irani
Futbollisti nga Shkupi, Jasir Asani është larguar nga Irani. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë përmes rrjeteve sociale. Asani, i cili aktivizohet te klubi iranian Esteglal u largua nga Irani për shkak të gjendjes së luftës në këtë shtet, duke vënë në plan të parë sigurinë personale dhe të familjes së tij.“Klubi ka bërë gjithçka që unë të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj që gjërat të qetësohen dhe paqja të rikthehet. Lutem sinqerisht që gjithçka të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, sepse një vend si Irani me njerëz kaq të mirë që më kanë treguar dashuri dhe respekt, meriton të jetojë në paqe”, ka shkruar Asani.

