LSM nesër do t’i bllokojë Odën Ekonomike , Organizatën e Punëdhënësve dhe Konfederatën e Biznesit

LSM nesër do t’i bllokojë Odën Ekonomike , Organizatën e Punëdhënësve dhe Konfederatën e Biznesit

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot njoftoi se nesër do të ketë bllokadë të Odës Ekonomike, Organizatës së Punëdhënësve dhe Konfederatës së Biznesit. Bllokada do të fillojë në orën 12:00 në kryqëzimin para Odës Ekonomike.

“Të mos shqetësohen. Sërish do të jemi 21 përfaqësues të Sindikatës, aq sa nevojitet sipas minimumit ligjor për të dalë në rrugë dhe të bllokojmë. Para Odës Ekonomike, do të bllokojmë pronarët që kanë bllokuar punëtorët për 36 vjet. Pronarë që refuzuan të rrisin pagat e punëtorëve dhe pagën minimale deri në fund të vitit të kaluar, dhe që “ankohen” se punëtorët e kualifikuar po largohen nga Maqedonia dhe se nuk mund t’i mbajnë. Do të bllokojmë pronarët që u frikësuan nga sulmet e Qeverisë dhe partive politike”, tha Trendafilovi. Shtoi se do të bllokojnë derisa të merret një vendim për rritjen e pagës minimale në të paktën 600 euro dhe për rritjen e të gjitha pagave të tjera për 6.000 denarë.

Trendafilovi u bëri thirrje punëtorëve të cilët nesër do të jenë në gjendje t’u bashkohen për të paktën pesë minuta sepse, siç tha, të tjerët po i numërojnë.

“Pas mbarimit të bllokadave, do të bëjmë thirrje për një protestë të madhe punëtorësh, për të cilën do të organizojmë transport nga të gjitha qytetet dhe do t’u japim një shans të gjithë punëtorëve. Protesta që do të organizohet në një ditë jo pune në mënyrë që të nxjerrim shumë më tepër se 21 persona në rrugë para se të organizojmë një grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe privat nëse ata vazhdojnë me qëndrimin e tyre injorues”, deklaroi Trendafilovi. Theksoi se ka një pagë prej 57.000 denarë dhe nuk do të dorëzohet derisa të arrihet një rritje e pagave të punëtorëve.

Kryetari i LSM-së kërkoi që MPB-ja, ministri Toshkovski dhe Prokuroria të marrin menjëherë masa kundër deputetes së VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, e cila, siç tha, “i ka publikuar fëmijët e tij të mitur në mënyrë që të gjithë të mund t’i diskreditojnë dhe në këtë mënyrë ta shantazhojnë”. Kërkoi që kryetari i Kuvendit Gashi të fillojë një procedurë për heqjen e imunitetit parlamentar të Stojanoskës.

Shprehu mirënjohje për inspektorët e MPB-së të cilët, gjatë ditës së djeshme, morën të gjitha masat për ndjekje penale dhe siguruan të gjitha provat e nevojshme. “E pyes ministrin e Punëve të Brendshme: a po e ndjekin shërbimet kryetarin e LSM-së së dhe a po i icizojnë fëmijët e kryetarit të LSM-së. A janë individë dhe nëse janë individë, t’i arrestojnë menjëherë. Prokurori publik duhet të tregojë menjëherë se drejtësia është e barabartë për të gjithë dhe se do t’i arrijë të gjithë”, tha Trendafilovi. Shtoi se publikimi i fëmijëve të mitur është abuzim dhe nuk lejohet askund në botë. Paralajmëroi se për këtë rast do t’i informojë të gjitha ambasadat, Delegacionin e BE-së, sindikatat vëllazërore të Konfederatës Ndërkombëtare dhe Evropiane të Sindikatave dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ONP).

 

MARKETING