LSDM: VMRO-DPMNE urgjentisht të rishqyrtojë emërimin e Hristovskit në krye të ASK-së
Emërimi i Bojan Hristovskit në krye të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare përplasi sërisht dy partitë më të mëdha maqedonase. LSDM kërkon nga Qeveria ta shqyrtoj edhe një herë këtë vendim, pasi siç thotë bëhet fjalë për partizim brutal dhe të rrezikshëm.
LSDM
“Ky partizim me kuadro jo kompetente që do t’i shërbejnë Mickoskit në vend të qytetarëve, është hapi i parë drejt shkatërrimit të institucioneve të sigurisë. LSDM 7 vjet ka bërë përpjekje të mëdha për profesionalizimin e këtyre institucioneve dhe VMRO-DPMNE po përpiqet t’i partizanojë ato për vetëm 100 ditë”.
LSDM është sinonim i partizimit të gjithçkaje që është shtetërore dhe e qytetarëve. Kështu ju kundërpërgjigjen nga VMRO. Derisa LSDM ishte në pushtet, shtojnë ata, vendoste kuadro partiake dhe jokompetente në pozicione kyçe në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Kundërzbulimit. /SHENJA/