LSDM: Suspendimi i vizave nga SHBA nuk është pauzë teknike, por paralajmërim

LSDM: Suspendimi i vizave nga SHBA nuk është pauzë teknike, por paralajmërim

Nga LSDM thonë se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të suspenduar vizat për qytetarët e Maqedonisë nuk është “pauzë teknike”, por një paralajmërim serioz.

Sipas tyre, Maqedonia po shkon drejt izolimit ndërkombëtar dhe po humb besimin e partnerëve strategjikë për shkak të politikave të gabuara të kryeministrit Mickoski. Nga LSDM vlerësojnë se vendi po paguan një çmim të lartë dhe rrezikon të shndërrohet në vend të botës së tretë.

Në reagimin e tyre, LSDM akuzon Qeverinë për veprime anti-amerikane dhe për bashkëpunim me persona që, sipas tyre, kanë lidhje me Moskën.

Po ashtu, nga LSDM thonë se po zhvillohet një fushatë kundër Bashkimit Evropian dhe se, në vend të reformave, po provokohen probleme me Greqinë dhe Bullgarinë, duke çuar drejt izolimit të mëtejshëm të vendit.

MARKETING