LSDM: Qeveria uli subvencionet për 40 milionë euro
LSDM akuzon Qeverinë e drejtuar nga Hristijan Mickoski se ka ulur subvencionet për bujqit nga 140 në 100 milionë euro.
Sipas LSDM-së, para zgjedhjeve ishin premtuar 180 milionë euro, por në vend të rritjes ka pasur ulje prej 40 milionë euro. Nga partia thonë se janë vështirësuar edhe kushtet për marrjen e subvencioneve dhe është hequr pagesa avans.
LSDM gjithashtu pretendon se për shkak të parregullsive është pezulluar programi IPARD III, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen nga fondet evropiane për bujqësinë.

