LSDM: Qeveria harxhon miliona, qytetarët mbahen në varfëri

LSDM: Qeveria harxhon miliona, qytetarët mbahen në varfëri

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë thotë se jetesa në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Punëtorët mezi ia dalin mbanë, ndërsa qeveria shpenzon shumë për lukse.

Sipas LSDM, shporta sindikale në shkurt ishte 67.400 denarë, dhe një familje me katër anëtarë nuk mund ta përballojë me tre paga minimale. Mbi 200 mijë punëtorë fitojnë më pak se 30.000 denarë në muaj.

“Qeveria po shpenzon miliona për aeroplanë dhe ora të shtrenjta, ndërsa qytetarët luftojnë për nevoja bazë. Është koha të rriten pagat dhe të jepen paga minimale prej 600 eurosh për të gjithë punëtorët,” thonë nga LSDM.

Partia kërkon që paratë për lukse të qeverisë të përdoren për pagat e punëtorëve, duke i dhënë fund shpërdorimit të miliona denarëve, ndërsa qytetarët përballen me rritjen e çmimeve.

MARKETING