LSDM: Prokuroria të hapë hetime për emërimin e paligjshëm të Hristovskit në krye të ASK-së

LSDM: Prokuroria të hapë hetime për emërimin e paligjshëm të Hristovskit në krye të ASK-së

MARKETING

Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare është i kundërligjshëm sepse ai nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj. Hristovski nuk posedon certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, por ka përdorur dokument të falsifikuar, që është shkelje e ligjit dhe vepër penale që sjell përgjegjësi, akuzojnë sot nga LSDM.

MARKETING

Sample Image

“Në vend që ta shkarkojë menjëherë Mickoskin, ai me çdo kusht mbron këtë instalim të paligjshëm. Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-së tregon se nuk ka as ligj e as shtet juridik për të.
Ftojmë Prokurorinë Publike që të hapë procedurë në përputhje me kompetencat e saj. Ne bëjmë thirrje për një hetim transparent që do të përcaktojë saktë dhe paanshëm se kush e bëri të mundur këtë dhe kush është përgjegjës për skandalin.
Hristovski nuk i plotëson kushtet dhe duhet të japë dorëheqje nga posti i drejtorit të ASK-së dhe më pas të shpallet përgjegjës për shkeljen e ligjit”, thonë nga LSDM.

Ky, shtojnë nga atje, është një nga skandalet më të rënda që cenon sistemin e sigurisë në vendin tonë dhe duhet të zbardhet plotësisht.

MARKETING