LSDM paraqet projektligj për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 5 për qind

LSDM paraqet projektligj për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 5 për qind

MARKETING

Deputetja e Sanja Llukarevska, nga LSDM, njoftoi se partia ka paraqitur një projektligj për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, me procedurë të shkurtuar. Qëllimi është mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe zbutja e presioneve inflacioniste.

MARKETING

Sample Image

“Po propozojmë një ndryshim të Ligjit për TVSH-në që parashikon uljen e normës nga 18% në 5% për të gjitha llojet e benzinës dhe karburantet dizel. Kjo do t’i ndihmojë qytetarët të ruajnë standardin e tyre të jetesës,” tha Llukarevska.

Ajo shtoi se ulja e TVSH-së do të ndikojë direkt në shportën e konsumatorit dhe në nivelin e përgjithshëm të çmimeve, duke reduktuar efektet e rritjes së çmimeve të karburanteve mbi produktet e tjera.

Deputetja gjithashtu kujtoi paralajmërimet e Bashkimit Evropian për një krizë ekonomike të zgjatur, duke nënvizuar nevojën për masa, përgatitje dhe strategji të qëndrueshme.

MARKETING