LSDM: Mickoski t’i numërojë mirë deputetët proevropianë të VMRO-së

LSDM: Mickoski t’i numërojë mirë deputetët proevropianë të VMRO-së

Pasi VMRO-DPMNE pretendoi se tre deputetë të LSDM-së refuzuan të nënshkruajnë në listën e liderit Dimitar Kovaçevski se do të votojnë për amendamentet kushtetuese, ka ardhur reagimi nga “Bihaçka”.

LSDM pretendon se Mickoski numëroi 61 deputetë të cilët do të kishin votuar për shpërndarjen e Kuvendit, por realisht Kuvendi jo vetëm që nuk u shpërnda, por u rrit shumica parlamentare.

“Tani, kur vendi po hyn në një periudhë vendimtare për integrimet evropiane, Mickoski duhet të numërojë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët janë të gatshëm të mbështesin amendamentet kushtetuese. Edhe Mickoski e di, sikurse edhe i gjithë opinioni, se në VMRO-DPMNE ka deputetë që mbështesin rrugën evropiane të shtetit, të cilët nuk pajtohen me qëndrimin antievropian të Mickoskit dhe janë të gatshëm të mbështesin të gjitha hapat”, theksojnë nga LSDM-ja, duke shtuar se “i izoluar dhe tërësisht peng i së Majtës”, Mickoski është në pritje të humbjeve të reja. /SHENJA/

MARKETING