LSDM: Mickoski e bëri drejtor burgu një të dënuar për shitje të drogës

LSDM: Mickoski e bëri drejtor burgu një të dënuar për shitje të drogës

VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk e dinë se ku po shkojnë, deri në atë nivel saqë nuk kanë kuadro për t’i vendosur në institucione dhe personat që kanë vuajtur dënime në burg, me kallëzime penale, i kanë vendosur në drejtori të burgjeve, deklaroi Metodija Ilievski nga LSDM.

METODIJA ILIEVSKI, LSDM

“Me vendim të Mickoskit, një kriminel i dënuar i cili ka qenë në burg për 4 vjet është emëruar ushtrues detyre,  drejtor i burgut të Idrizovës, reparti i Velesit. Ibrahim Eljezi u dënua dhe kaloi 4 vite burg, nga viti 2013 deri në vitin 2017 në Idrizovë. Vepra për të cilën u dënua ishte prodhimi dhe shitja e paautorizuar e drogës. Tani të njejtin Mickoski dhe VMRO-DPMNE e bëjnë drejtor të burgut”.

Ai thotë se  kjo nuk është e gjitha pasi që edhe një person tjetër I tillë është emëruar drejtor burgu.

MARKETING