LSDM: Mbi 200 mijë punëtorë mezi mbulojnë shpenzimet bazë
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë thotë se pagat në vend janë të ulëta, ndërsa çmimet e produkteve bazë dhe energjisë vazhdojnë të rriten.
Sipas partisë, qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski nuk po merr masa për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve.
Nga LSDM thonë se më shumë se 200 mijë punëtorë në vend mezi arrijnë të mbulojnë shpenzimet bazë të jetesës.
Partia gjithashtu kritikon qeverinë për refuzimin e propozimit që paga minimale të rritet në 600 euro. Sipas tyre, rritja e çmimeve të naftës po ndikon edhe në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë.

